Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Tentim vrasje në Novobërdë

arme zjarri

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në Novobërdë, nën dyshimin se ka tentuar të vrasë një tjetër pas një mosmarrëveshjeje.

Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 20:35, kur i dyshuari, pas një zënke, ka shtënë me armë zjarri në afërsi të viktimës dhe më pas e ka goditur atë me kondakun e armës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Është arrestuar i dyshuari pasi që, dyshohet se i njëjti pas një mosmarrëveshje ka shtënë me armë zjarri në afërsi të viktimës mashkull e me pas e ka goditur me kondak të armës. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar tre gëzhoja, ndërsa arma është gjetur në veturën e të dyshuarit”, thuhet në raportin e Policisë

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.