Kronikë

Të shtëna me armë zjarri në Gjakovë

Rrëmbim, Policia e Kosovës

Foto: Ilustrim

Foto: Driton Paçarada

Policia e Kosovës njoftoi se të dielën mbrëma ka pasur të shtëna me armë zjarri në rrugën “Anton Qeta” në Gjakovë.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku janë gjetur gëzhoja të armës.

Ende s’ka të arrestuar.

“Rreth orës 20:20 është raportuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën ‘Anton Qeta’ në Gjakovë. Njësitet e nevojshme policore menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes ku edhe janë gjetur disa gëzhoja të armës së zjarrit. Aktualisht jemi të angazhuar në kërkim të të dyshuarve dhe zbardhjes së rrethanave të rastit”, ka thënë për KOHËN zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.