Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Supergoli i Dorgut ia siguron fitoren Man. Unitedit

Patrick Dorgu

Supergoli i Patrick Dorgut në minutën e 24-t ia ka siguruar Manchester Unitedit pikët e plota të premten mbrëma. 

Me golin e parë të Dorgut me fanellën e “djajve të kuq”, Manchester Unitedi e siguroi fitoren 1:0 ndaj Newcastlet në “Old Trafford”. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndeshja i takoi xhiros së 18-të të Premier Leagues. 

Unitedi që në këtë ndeshje luajti pa kapitenin e lënduar, Bruno Fernandes, tani i ka 29 pikë dhe zë vendin e pestë. 29 pikë por me një ndeshje më pak të luajtur i kanë edhe Chelsea në vendin e katërt dhe Liverpooli në vendin e gjashtë. 

Newcastle mbetet me 23 pikë në pozitën e 11-të.