Tre persona janë arrestuar pas disa të shtënave me armë zjarri në Ferizaj. Të shtënat u dëgjuan rreth orës 20:11 në rrugën “Ismet Ramadani”.
Lajmin për KOHËN e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
“11.09.2025 – rreth orës 20:11, në rrugën “Ismet Ramadani” në Ferizaj janë dëgjuar disa të shtëna me armë zjarri. Policia ka reaguar menjëherë, ku ka arrestuar tre persona të dyshuar. Gjatë kontrollit janë konfiskuar dy armë zjarri të dyshuara se janë përdorur në këtë rast, ndërsa në vendngjarje janë gjetur edhe disa gëzhoja”, thuhet në njoftim.
Nga hetimet e para, nuk raportohet për persona të lënduar dhe hetimet po vazhdojnë.