Në qendër të Prishtinës, më saktësisht në rrugën “Qamil Hoxha” ka ardhur deri te një konfrontim i armatosur mes disa personave, ndërsa burime për KOHËN kanë raportuar se ka të plagosur.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës. Për mbi një orë vendi i ngjarjes ka qenë i rrethuar me shirita të policisë dhe rruga ka qenë e bllokuar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSi pasojë e rrethimit të vendit të ngjarjes, janë shkaktuar edhe tollovi në trafik.
Tani Policia ka hequr shiritat dhe rruga është liruar për qarkullim.
{gallery}