Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Të shtëna armësh në Prishtinë, Policia nis hetimet

TE shtena me arme

Policia e Kosovës ka njoftuar se të shtunën në mbrëmje ka pasur gjuajtje me armë zjarri në rrugën “Dëshmorët e kombit” në Prishtinë.

Siç ka njoftuar zëdhënësja e Policisë në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, policia ka dalë në vend të ngjarjes dhe ka nisur hetimet për rastin.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas të dhënave fillestare, s’ka të lënduar.

“Rreth orës 20:30 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në  rrugën ‘Dëshmorët e kombit’ në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin. Bazuar në të dhënat fillestare  nuk ka pasur persona te lënduar”, ka thënë Ahmeti.

VIDEO: