Kronikë

Të shtëna armësh në Llapashticë të Podujevës, një i vdekur

shiriti i policisë

Foto-Ilustrim: KOHA

Një person është gjetur pa shenja jete në Llapashticë të Podujevës në mbrëmjen e së shtunës, pak pasi Policia ka pranuar informatën për të shtëna armësh.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, ekipi mjekësor ka konstatuar në vendin e ngjarjes vdekjen e një burri.

“Sot rreth orës 19:30, kemi marrë informatën për të shtëna me armë në fshatin Llapashticë të Podujevës. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore, ku kanë hasë në një person pa shenja jete. Vdekjen e viktimës mashkull e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, ka thënë për KOHËN, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se hetuesit policorë në koordinim me prokurorin e shtetit kanë nisur hetimin për ndriçimin dhe sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me rastin.