Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Suspendohet polici i cili dyshohet se kanosi dy të tjerë në Fushë-Kosovë

policia - raporti - logo policia - kronika

Foto: Ilustrim

Foto: Driton Paçarada

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka njoftuar se të dielën është arrestuar një zyrtar policor në Fushë-Kosovë nën dyshimin se ka kryer veprën penale të “kanosje”.

IPK-ja thuhet se ka pranuar informacione nga Policia e Kosovës se ky zyrtar policor, që theksohet se është zyrtar i njësisë për mbrojtje të afërt i cili ishte jashtë detyrës zyrtare, dyshohet se ka kanosur dy zyrtarë policorë të cilët kanë qenë në detyrë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Dyshohet se kanosja ka ndodhur pas një mosmarrëveshje në komunikacionin rrugor në rrugën ‘Dardania’, në kryqëzim me rrugën ‘Hajrullah Zymi’, pranë shkollës ‘Mihail Grameno’ në Fushë-Kosovë. Pas pranimit të këtyre informacioneve, hetuesit e IPK-së në koordinim me prokurorinë  kanë ndërmarrë veprime hetimore pas të cilave zyrtari policor  i dyshuar në këtë rast është arrestuar kurse nga prokurori kompetent i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në njoftim. 

Lidhur me rastin e njëjtë, si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, zyrtari policor është suspenduar.