Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Suspendohen dy policë në Pejë, e liruan të ndaluarin për armëmbajtje pa leje

Inspektorati Policor i Kosovës

Dy zyrtarë policorë në Pejë janë suspenduar me rekomandim të Inspektoratit Policor të Kosovës.

Sipas njoftimit, zyrtarët policorë kishin tentuar ta lironin përkohësisht një të dyshuar për armëmbajtje pa leje që ishte arrestuar dhe gjendej në qendrën e ndalimit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

IPK-ja tha se do të vazhdojë t'i ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për t'i sqaruar rrethanat e këtij rasti.

“Mbrëmë hetuesit e Inspektoratit Policor i Kosovës kanë pranuar informacione nga Policia e Kosovës për një rast ku dyshohet se dy zyrtarë policorë kanë tejkaluar autorizimet e tyre. Sipas informacioneve fillestare që kanë pranuar hetuesit e IPK-së dyshohet se zyrtarët policorë kanë tentuar të lirojnë përkohësisht një të dyshuar për armëmbajtje pa leje i cili ishte arrestuar nga policia në Pejë dhe ishte në qendrën e ndalimit në stacionin policor të Pejës”, thuhet në njoftimin e Inspektoratit.