Kronikë

Sulmoi me tjegull policët, arrestohet

Arrestim - policia

Foto: Ilustrim

Foto: Driton Paçarada

Një person është arrestuar për sulm ndaj policëve. 

I dyshuari ka sulmuar me tjegull policët. 

Policia ka njoftuar se personi ishte në kërkim policor edhe për një rast dhune në familje. 

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti ka sulmuar me mjet të fortë (tjegull) dy zyrtarë policorë, të cilët ishin duke kryer detyrën zyrtare. I dyshuari ishte në kërkim policor për një rast dhunë në familje. Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.