Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Sulmohet polici në Lagjen e Spitalit në Prishtinë, tre të arrestuar

Arrestim

FOTO: Ilustrim

Një polic ka marrë trajtim mjekësor pasi ishte sulmuar nga një person në Lagjen e Spitalit në Prishtinë, derisa dy të tjerë e kishin penguar policinë në kryerjen e detyrës.

Në njoftim thuhet se të dyshuarit janë liruar për të vazhduar në procedurë të rregullt. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Janë arrestuar  tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi njëri nga ta kishte sulmuar fizikisht zyrtarët policorë, kurse dy të tjerët i kishin penguar policët në kryerje të detyrës. Si pasojë e sulmit fizik, një zyrtar policor ka pësuar lëndime trupore për çka dhe ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, ka njoftuar policia.