Një oficer korrektues është sulmuar fizikisht në Hajvali të mërkurën në mëngjes. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rasti është raportuar në Polici nga oficeri. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti është cilësuar si sulm ndaj personit zyrtar.
“Hajvali / 04.09.2024 – 08:00. Viktima mashkull kosovar oficer korrektues ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori”, thuhet në raportin e policisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo