Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Sulmohet me armë zjarri një kombi-bus në Gjakovë, në të gjendeshin gjashtë persona

Shiriti i policise

Një kombi-bus me gjashtë udhëtarë është sulmuar me armë zjarri në Gjakovë nga një veturë në lëvizje. Sulmi ka ndodhur të dielën rreth orës 19:00 në rrugën "Gaspër Karaqi" dhe përpos dëmeve materiale nuk ka të lënduar.

Policia e Kosovës i ka thënë KOHËS se pak momente pas rastit është parë një veturë duke u djegur, që dyshohet se është e përfshira në rastin e sulmit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Në të dyja rastet Policia është përgjigjur me zjarrfikësit dhe në konsultim me prokurorinë janë ndërmarrë veprimet e para. Hetimet për këtë rast po zhvillohen nga Sektori Rajonal i Hetimeve së bashku me hetues të stacionit policor në Gjakovë”, thuhet në njoftimin policor.

Deri më tani nuk ka të arrestuar lidhur me rastin.