Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të shtunën disa zyrtarët të saj policorë janë sulmuar, dhe njëri ka marrë lëndime, në tentim për ta vënë nën kontroll dy persona të dehur në Prishtinë.
Policia thotë se kishte marrë informata për përleshje mes disa personave dhe njësiti i saj policor ka hasur në dy të dyshuar të cilët ishin nën ndikim të alkoolit.
“Zyrtarët policorë gjatë intervenimit për t’i vënë nën kontroll janë goditur nga njëri prej të dyshuarve me ç’rast njëri nga zyrtarët policor ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.