Zyrtarët policorë janë sulmuar gjatë detyrës zyrtare në tri raste të ndara në Prishtinë, Prizren dhe Pejë, ka njoftuar Policia në raportin 24-orësh të mërkurën.
Në Prishtinë, një i dyshuar e ka goditur me veturë policinë pasi fillimisht nuk e respektoi urdhrin për ndalim. Policia, sipas njoftimit, ka pësuar lëndime trupore ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti është cilësuar si "sulm ndaj personit zyrtar".
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërsa në Prizren, dy të dyshuar sulmuan policët teksa po i shqiptonin kundërvajtje në trafik. Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. Rasti është cilësuar si "sulm ndaj personit zyrtar".
E në Pejë, një person lajmëroi Policinë se është sulmuar fizikisht nga një i dyshuar pas një mosmarrëveshje dhe ka pësuar lëndime trupore. I dyshuari u identifikua nga Policia dhe gjatë arrestimit u përpoq të ikte, por pa sukses. Është dërguar në mbajtje. Rasti është cilësuar si "sulm ndaj personit zyrtar".