Një vajzë 10-vjeçare është në gjendje të rëndë dhe është dërguar në sallën e operimit në Emergjencë në QKUK pas sulmit me thikë në Ferizaj të hënën.
Në sulmin me thikë janë plagosur katër persona, përfshirë dy të mitura. Është arrestuar një 59-vjeçar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDrejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla, ka thënë se në klinikë janë sjellë tre persona për t’u trajtuar, ndërsa dy janë në gjendje stabile e një në gjendje më të rëndë.
Ai ka thënë për KOHËN se një vajzë 10-vjeçare është dërguar në sallën e operimit në gjendje më të rëndë.