Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Shtyhet gjykimi ndaj Agim Ademit

Është shtyrë përsëri gjykimi në rastin ku kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi dhe Muharrem Rama, po akuzohen për detyrim në tentativë.

Ashtu si herën e kaluar më 31 janar, edhe këtë të hënë ka munguar pala e dëmtuar Dritëro Kadolli. Siç ka thënë gjyqtari, i dëmtuari e ka lajmëruar gjykatën se është në Angli, andaj seanca e radhës është shtyrë për datën 7 mars.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ademi dhe Rama akuzohen se nga 12 korriku deri më 12 shtator 2012, e kanë sulmuar e kërcënuar të dëmtuarin Kadolli, në mënyrë që të bëjë veprime kundër pasurisë së tij, më qëllim të përfitimit të 30.000 eurove dhe një veturë BMW X5.

Ky rast është në rigjykim nga Gjykata Supreme në korrik 2020. Si gjatë gjykimit ashtu edhe në seancat e rigjykimit të akuzuarit janë vetëdeklaruar të pafajshëm.