Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Shtatë të lënduar nga aksidenti në Vitomiricë

Aksident

Foto: Ilustrim

Shtatë persona kanë marrë lëndime trupore në një aksident trafiku mes dy veturave në Vitomiricë të Pejës  të enjten.

Driton Rugova, zëdhënës në policinë rajonale të Pejës, ka thënë për RTKn-në se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Sot rreth orës 17:25, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Vitomiricë-Pejë, në këtë aksident ishin të involvuara dy vetura dhe si pasojë e aksidentit shtatë (7) persona kanë pësuar lendime trupore, të njejtit janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Rugova.