Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Shtatë persona përfshihen në përleshje me thika në Gjilan, dy në gjendje të rëndë

arrestim - pranga

Foto ilustrim

Një rast i cilësuar si “vrasje në tentativë” është raportuar mbrëmjen e 28 shkurtit, rreth orës 22:40, në rrugën “Lulishtja” në Gjilan.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, shtatë persona janë përfshirë në një përleshje fizike mes vete, gjatë së cilës dyshohet se janë përdorur edhe mjete të mprehta, thika.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Si pasojë e përleshjes, të gjithë të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore. Pas marrjes së trajtimit mjekësor, pesë prej tyre janë liruar, ndërsa dy të tjerët, për shkak të lëndimeve të rënda, fillimisht janë trajtuar në spitalin e Gjilanit dhe më pas janë transportuar për trajtim të mëtejmë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.

Me vendim të prokurorit të rastit, pesë të dyshuar janë arrestuar dhe, pas intervistimit, janë dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar si “Vrasje në tentativë”.