Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Sekuestrohet një armë në Banjskë, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt

Policia

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë kontrollit në një shtëpi në Banjskë të Zveçanit të shtunën është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri  e tipit Karabinë e kalibrit 7.9 mm.

Pronari i shtëpisë është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. Është iniciuar rast për “armëmbajtje pa leje”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

"Banjskë, Zveçan / 19.10.2024 – 16:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull/k, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri Karabinë e kalibrit 7.9 mm. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë", thuhet në raportin e Policisë.