Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur të mërkurën se i ka sekuestruar nëntë automjete, të cilat dyshohen se janë përfituar përmes veprës penale “mashtrim kompjuterik”.
Prokuroria ka bërë të ditur se janë sekuestruar tri vetura të markës Seat Leon, dy vetura Volskwagen Polo, një Golf 8, një Audi A6, një Volkswagen Jetta dhe një Peugeot 2008 Allure.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Prokurori i Shtetit, ka lëshuar urdhër për ndalim të përkohshëm të kësaj pasurie, me qëllim sigurimin e saj deri në përfundim të procedurës penale. Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, mbetet e përkushtuar, në luftimin e kriminalitetit dhe në vënien para drejtësisë të të gjithë personave që kryejnë vepra penale”, ka njoftuar Prokuroria.