Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe Policia e Kosovës njoftuan se nëpërmjet një operacioni të përbashkët kanë sekuestruar 4.797 euro false, të fotokopjuara në kartëmonedha të ndryshme.
Në këtë operacion është arrestuar i dyshuari me inicialet L.A., derisa i njëjti është ndaluar për 48 orë.
Ndaj të dyshuarit është iniciuar vepra penale “falsifikim i parasë”.
“Në total shuma e parave të sekuestruar është 4,796.40 €uro. Ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa brenda afatit ligjor Prokurori i shtetit do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit”, thuhet në komunikatën e përbashkët.
Artikuj të ngjashëm
-
Dy të arrestuar në Prishtinë për 40 mijë euro të falsifikuara
-
Policia nis hetim për para false që u pranuan nga 1 qershori deri në nëntor
-
Në Prishtinë arrestohet i kërkuari nga Suedia për krim të organizuar
-
Konfiskohen 573 euro të falsifikuara që ishin deponuar në një bankomat në Çagllavicë
-
Konfiskohen asete në vlerë prej 1 milion eurosh në hetimin për pastrim parash nga trafikimi i drogës