Policia e Kosovës ka njoftuar se në një depo në Ferizaj kanë zbuluar dhe sekuestruar një sasi të madhe të mallrave të kontrabanduara
Sipas njoftimit të Policisë për rastin është identifikuar një burrë, i cili dyshohet se ka shfrytëzuar depon për vendosje të mallrave, të cilat dyshohet se janë kontrabanduar përmes rrugëve ilegale nga Maqedonia e Veriut në Republikën e Kosovës.
Sipas njoftimit gjatë kontrollit janë sekuestruar 800.4 kg duhan i përpunuar, 94 kg mjaltë, 30.4 kg ambalazh i plastikës, 178kg ambalazh i letrës, një makinë për përpunim të duhanit, një makinë për përpunim të ambalazhit dhe një spërkatëse e ujit për spërkatje të duhanit.
“Vlera e përafërt e mallrave është rreth 16.500 euro ndërsa akciza dhe shmangiet doganore janë rreth 34.000 euro”, thuhet në njoftim.
Lidhur me rastin, pas ndërmarrjes së veprimeve përkatëse policore mallrat e sekuestruara thuhet se janë proceduar te Dogana e Kosovë për procedura të mëtutjeshme.



-
Në Viti sekuestrohen rreth 300 kg duhan, dyshohet se u kontrabandua nga Maqedonia e Veriut
-
Zbulohet një pikë grumbulluese e mallrave kontrabandë në Gjilan
-
Identifikohen dy lokacione ku grumbulloheshin mallra kontrabandë, gjenden qindra kilogramë duhan
-
Dogana zbulon afro 30 mijë euro të padeklaruara në Han të Elezit
-
Dogana zbulon 23 mijë euro të padeklaruara Merdar