Policia e Kosovës ka sekuestruar dy armë zjarri dhe një thikë në Fushë-Kosovë në orët e para të 15 korrikut.
Dy persona janë arrestuar dhe një person është shoqëruar në gjykatë pasi kishte urdhëresë ndaj tij për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës.
“Sot rreth orës 01:00, nga njësite policore të stacionit të Fushë Kosovës janë arrestuar dy persona të dyshuar, të cilëve u janë gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri dhe një thikë, si dhe është shoqëruar për në gjykatë një person i cili kishte urdhëresë nga gjykata”, thuhet në njoftimin e PK-së.
J.G. 29 vjeç dhe F.G. 27 vjeç janë ndaluar në mbajtje për 48 orë dhe është iniciuar rast për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo