Kronikë

Sekuestrohen dy armë në Ferizaj, u përdoren në dy ahengje familjare

Policia e Kosoves

Policia e Kosovës ka intervenuar në dy ahengje familjare në Ferizaj të dielën pasi në dy raste të ndara është shtënë me armë zjarri.

Sipas njoftimit, në fshatin Greme autoritetet policore kanë shkuar në shtëpinë e të dyshuarit M.Q., 40-vjeçar, pasi dyshohet se kishte shtënë me armë. në vendngjarje janë gjetur gëzhoja, e në veturën e tij është gjetur dhe sekuestruar një armë me gaz.

Ndërsa, në rrugën “Musli Çeliku” rreth orës 16:35 është identifikuar i dyshuari me inicialet A.B., 21-vjeçar, i cili kishte deklaruar se ka shtënë me armë.

Për të dy rastet, Policia ka iniciuar veprat penale “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve” dhe “gjuajtje me armë”, ndërsa janë sekuestruar armët.

Të dyshuarit më pas janë liruar në procedurë të rregullt.

“Policia apelon që të festohet pa armë zjarri  në rastet festive dhe të respektohet ligji”, thuhet në komunikatën e Policisë.