Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë sekuestruar një sasi të cigareve pa banderola, që janë gjetur pas një kontrolli në garazhin e një shtëpie në Prishtinë.
“Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar 44 pako cigare pa banderola, të cilat dyshohet se janë kontrabanduar në territorin e Republikës së Kosovës. Vlera e përgjithshme e këtyre cigareve vlerësohet të jetë rreth 15,000 euro, ndërsa shmangiet nga pagesa e taksave dhe detyrimeve doganore llogariten të jenë mbi 30,000 euro”, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMe urdhër të Prokurorit Kujdestar, personi i dyshuar, që thuhet se është pronar i mallit, është intervistuar lidhur me rrethanat e rastit, ndërsa malli i gjetur është konfiskuar.