Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj katër personave – dy zyrtarëve të Komunës së Suharekës për “keqpërdorim të pozitës zyrtare” dhe një drejtori kompanie dhe vetë kompanisë “S.C.O” Sh.P.K., për “mashtrim në prokurim publik”.
Sipas aktakuzës, zyrtari i lartë për Menaxhimin e Projekteve në Komunën e Suharekës, B.K. dhe mbikëqyrës i drejtpërdrejtë i menaxherit të kontratës në projektin e njëjtë, E.Sh., në bashkëkryerje, dyshohet se kanë vepruar në kundërshtim me Ligjin për Prokurimin Publik gjatë realizimit të kontratës për ndërtimin e disa rrugëve lokale në fshatin Reshtan, duke hartuar dhe nënshkruar raporte fiktive për punime që në fakt nuk ishin kryer.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë këtë mënyrë, nga Komuna e Suharekës janë paguar 24,945.32 euro për punime që nuk përputheshin me kontratën, ndërsa sipas ekspertizës teknike, vlera reale e punimeve të realizuara ishte për 13,272.66 euro më pak.
Një pjesë e punimeve të parapara në kontratën fillestare më vonë janë realizuar përmes një kontrate tjetër të datës 22 nëntor 2022, duke e dëmtuar buxhetin komunal.
Pjesë e skemës së dyshuar ishte edhe D.S., bashkëpronar dhe drejtor i kompanisë “S.C.O” Sh.P.K., i cili akuzohet për hartimin dhe dorëzimin e faturave fiktive me vlerë totale prej 24,945.32 euro, në bashkëpunim me zyrtarët komunalë.
Në këtë rast, kompania dhe drejtori i saj akuzohen për përfitim të dobisë pasurore të kundërligjshme dhe për mashtrim në prokurim publik.
Sipas aktakuzës, buxheti i Komunës u dëmtua me 13,272.66 euro.