Dy persona kane pësuar lëndime trupore në një aksident trafiku të enjten në vendin e quajtur Qafa e Duhlës në Suharekë.
Policia e Kosovës njoftoi për KOHËN se vetaksidenti ka ndodhur rreth orës 15:55, ku ngasësi s’iu ka përshtatur kushteve të rrugës, duke bërë që të humbasë kontrollin dhe veturën, me ç’rast automjeti është rrokullisur.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e Njësisë së Trafikut Rajonal dhe Emergjenca.
“Sot më datë 29.05.2025 rreth orës 15:55, Policia ka marre informatë për një vetaksident në vendin e quajtur ‘Qafa e Duhles’ në Suharekë. Deri te aksidenti ka ardhur kur ngasësi i automjetit nuk ia ka përshtatur ngasjen kushteve të rrugës dhe si pasojë ka humbur kontrollin mbi automjetin, automjeti është rrokullisur. Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar dëme material dhe dy persona kanë pësuar lëndime trupore”, ka njoftuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.