Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke e hetuar vdekjen e një burri në Leposaviq, i cili thuhet se ishte rrokullisur me traktor derisa kishte qenë duke nxjerrë dru nga mali.
Ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 19:00.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Është raportuar se viktima mashkull kosovar ishte rrokullisur me traktor derisa kishte qenë duke nxjerrë dru nga mali. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësit relevante ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë thuhet se është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.