Kronikë

Rrihet një polic në Rahovec

Policia e Kosovës

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person në Rahovec pasi dyshohet se e ka sulmuar një zyrtar policor, pasi ky kishte reaguar në një incident mes disa personave.

Në raportin 24-orësh, Policia njoftoi se polici ka pësuar lëndime trupore, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar si “sulm ndaj personit zyrtar”.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar,  pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor i cili kishte reaguar në një incident në mes disa personave. Viktima-zyrtari policor ka pësuar lëndime të lehta, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e plotë.