Kronikë

Rrëmbehet një e mitur në Fushë-Kosovë, u fut me forcë në një veturë e më pas u lirua

Policia e Kosovës

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës njoftoi se po e heton një rast rrëmbimi në Fushë-Kosovë, pasi dyshohet se një vajzë e mitur është futur me forcë në një veturë nga persona të dyshuar, e pas rreth një ore është liruar.

Policia njoftoi për KOHËN se përgjatë rastit, për të parandaluar ndodhinë është liruar lehtë edhe nëna e viktimës.

Rasti ka ndodhur në orët e para të së mërkurës në rrugën “Pajazit Islami”.

“Rreth orës 00:45, policia ka pranuar informatën  për një rast të dyshuar rrëmbimi, të ndodhur në rrugën ‘Pajazit Islami’ në Fushë Kosovë. Sipas informatave fillestare, një vajzë e mitur është futur me forcë në një veturë nga persona të dyshuar dhe pas rreth një ore është liruar. Përgjatë incidentit në tentativë për të parandaluar rastin është lënduar lehtë edhe nëna e viktimës. Të dyja kanë pranuar tretmanin e nevojshëm mjekësor në QKUK”, thuhet në njoftimin policor.

Hetuesit policorë kanë identifikuar së paku një veturë që është shfrytëzuar nga të dyshuarit. Rasti është iniciuar si “rrëmbim” dhe “lëndim i lehtë trupor”.

“Policia po vazhdon intensivisht punën për ndriçimin e plotë të ngjarjes dhe inkurajon qytetarët që kanë informacione që posedojnë ndonjë informacion të dobishëm të kontaktojnë policinë përmes numrit falas 192 ose përmes aplikacionit Lajmëro Policinë”, thuhet në njoftimin e Policisë.