Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Rrahje te rruga “B”, arrestohen dy të dyshuar

Rrahje

Foto-Ilustrim

Dy persona janë arrestuar pasi dyshohet se kanë marrë pjesë në një rrahje që ka ndodhur të enjten në mbrëmje në rrugën “B” në Prishtinë. 

Në këtë rast është raportuar se lëndime ka pësuar një burrë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ata gjithashtu dyshohet se kanë dëmtuar dy vetura. 

Rasti është cilësuar si lëndim i rëndë trupor. 

“Raportohet se janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, me dyshimin e bazuar se kishin marr pjesë në një rrahje dhe dëmtimin e dy veturave. Lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar i cili ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë. 

Të dyshuarit thuhet se pas intervistimit, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje.