Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e tre policëve.
Në njoftimin e IPK-së thuhet se punonjësit policorë dyshohet se kanë kryer veprën penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Informacionet e para lidhur me këtë rast, IPK-ja i ka pranuar nga Policia e Kosovës dhe pas veprimeve fillestare hetimore dyshohet se dy zyrtarë policorë nga njësia e trafikut të kryeqytetit dhe një zyrtar tjetër i Stacionit Policor Jugu në Prishtinë kanë tejkaluar autorizimet e tyre të përdorimit të forcës”, thuhet në njoftim.
Tutje bëhet e ditur se incidenti a ndodhur më 11 nëntor në Fushë-Kosovë me rastin e një ndalimi në trafik të një qytetari nga zyrtarët policorë.
“Hetuesit e IPK-së në konsultim dhe koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë pritet të ndërmarrin edhe veprime tjera hetimore drejt sqarimit të rrethanave të këtij incidenti”, thuhet tutje në njoftim.