Kronikë

Raportohet zhdukja e një vajze në Prizren

vajzë e zhdukur

Foto: Ilustrim

Një rast zhdukjeje është raportuar në Policinë e Kosovës nga një qytetar në rrugën “Brigada 123” në Prizren.

Sipas njoftimit, ankuesi ka deklaruar se mbesa e tij është larguar nga shtëpia më 20 korrik rreth orës 08:00 dhe që nga ajo kohë nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rastit dhe lokalizimin e vajzës së zhdukur.