Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Raportohet se një punëtor u grabit në rrethrrotullim pasi u ndalua nga një veturë

Policia e Kosovës

Është raportuar një grabitje te rrethrrotullimi i qendrës tregtare “Prishtina Mall” të mërkurën. 

Policia njoftoi se punëtori i një firme ka raportuar se derisa ishte duke vozitur është goditur nga një veturë dhe më pas është ndaluar. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas ankuesit, dy persona nga vetura prapa kanë dalë dhe kanë përdorur sprej ndaj tij e më pas ia kanë marrë çantën me para që e kishte. 

“Ankuesi mashkull kosovar punëtor në një firmë ka raportuar se deri sa ishte duke e drejtuar automjetin e firmës e kishte goditur nga mbrapa një veturë. Pas goditjes kishin dal nga vetura dy persona të dyshuar  të cilët kishin përdor sprej ndaj tij dhe kishin arrit që të marrin qantën në të cilën ndodheshin para të gatshme në vlerë të konsiderueshme dhe kishin ikur në drejtim të panjohur”, thuhet në raportin e PK-së. 

Rasti është nën hetime nga njësitet kompetente policore.