Është raportuar se disa persona ia kanë vënë zjarrin një prone të dikujt në fshatin Lloshkobare në Ferizaj.
Policia ka nisur hetimet, por nuk ka njoftuar nëse ka arritur t’i identifikojë të dyshuarit.
Disa hektarë raportohet se janë djegur.
“Raportohet se persona të panjohur i kanë vënë zjarrin pronës se dy viktimave meshkuj kosovarë, ku janë djegur rreth 3 hektarë me mal, 5 hektarë mjedër, 4 hektarë me dredhëza dhe 1 hektar me arra, që janë djegur në tërësi. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK-së.