Kronikë

Tre të mitur raportohen të zhdukur

zhdukje

Tre persona janë raportuar të zhdukur brenda 24 orëve të fundit. 

Të tre janë të mitur, thuhet në raportin e Policisë, ndërkaq njëri rast është raportuar në Prizren e dy në Vushtrri. 

Një nënë në Prizren ka raportuar në Polici se nuk e di vendndodhjen e djalit që nga 21 nëntori. Policia ka filluar hetimin. 

“Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se djali i saj i mitur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e PK-së.

Një nënë tjetër e ka raportuar si të zhdukur nga 4 dhjetori djalin e saj në Vushtrri. 

“Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se djali i saj i mitur, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij. Rasti nën hetime”,  njoftoi PK.

E, në fshatin Kollë të Vushtrrisë më 5 dhjetor babai ka raportuar se nuk e di ku gjendet vajza e tij. 

“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se vajza e tij e mitur është larguar nga shtëpia dhe ende nuk dihet vendndodhja e saj. Rasti është duke u hetuar”.