Disa qytetarë e policë kanë kërkuar tretman mjekësor pas asfiksimit që kanë pësuar si pasojë e një djegies së 15 njehsorëve të rrymës në një ndërtesë në Vushtrri.
Rasti ka ndodhur të mërkurën para mesnatës dhe është cilësuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Është raportuar se në rrethana të panjohura në një ndërtesë janë përfshi nga zjarri rreth 15 njehsorë të rrymës. Njësit policore, zjarrfikësit si dhe një njësi e KEDS-it kanë dal në vendin e ngjarjes. Për shkak të tymit disa banorë si dhe disa zyrtarë policorë kanë pësuar asfiksim dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Rasti nën hetime nga njësitë relevante”, thuhet në raportin e Policisë.