Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Punonjësi i postës së shpejtë deklaroi rrejshëm se grabitësit ia morën 1400 euro

100 euro

Një punonjës i një poste të shpejtë në Malishevë ka pranuar se ka bërë lajmërim të rremë në Polici kur kishte pretenduar se dy persona të dyshuar nën kërcënimin e thikës ia kishin marrë një çantë me 1400 euro.

Sipas një njoftimi nga Policia në Gjakovë, rasti i raportimit kishte ndodhur në mesditën e së premtes. E pas hetimeve fillestare dhe sigurimit të provave, Xh.K. ka pranuar se e ka inskenuar rastin me qëllim që t’i marrë për vete këto para.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai ka treguar edhe vendin ku i ka fshehur të hollat që më pas i janë kthyer palës përkatëse.

Tani ndaj tij është iniciuar rast “lajmërim apo kallëzim i rremë”. Ai është ndaluar në mbajtje për 48 orë.