Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Publikuan video duke shtënë me armë, arrestohen

Policia e Kosovës - arrestim

Foto: Ilustrim

Tre persona janë arrestuar në Gjakovë pasi shpërndanë video në rrjete sociale duke gjuajtur me armë. 

Policia i ka identifikuar dhe ka bastisur shtëpinë e tyre prej nga ka sekuestruar një pistoletë. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pas intervistimit, ata janë liruar në procedurë të rregullt. 

“Është raportuar se në rrjete sociale, është duke qarkulluar një video ku shihen disa persona duke shtënë me armë zjarri. Lidhur me rastin janë identifikuar tre të dyshuar një mashkull kosovar dhe dy femra kosovare. Në konsultim me prokurorin është bërë bastisja në shtëpinë e të dyshuarave, ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë dhe një karikator me 17 fishekë të kalibrit 9 mm”, thuhet në raportin e PK-së.