Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Prokuroria kërkon paraburgim ndaj të dyshuarit në Pejë: E dhunoi gruan nën kërcënim të armës

Arrestim

Foto: Ilustrim

Prokuroria Themelore në Pejë derisa ka njoftuar për kërkesën për caktim të masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit për dhunim ndaj gruas së tij, ka dhënë detaje të reja lidhur me rastin. 

Sipas njoftimit të Sistemit Prokurorial, i dyshuari Xh.Sh., përmes forcës dhe kanosjes se do të përdorë armë, ka detyruar gruan e tij të kryejë akt seksual pa pëlqimin e saj. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

I dyshuari në këtë rast ngarkohet edhe me veprat penale “dhunë në familje” dhe “armëmbajtje pa leje”.

“Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit në gjykatën kompetente ndaj të pandehurit, Xh.Sh, i cili dyshohet se ka kryer tri vepra penale, ‘Dhunimi’, ‘Dhuna në familje’ dhe ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’. I pandehuri, Xh.Sh dyshohet se përmes forcës dhe kanosjes se do të përdorë armë, detyron personin tjetër të kryej akt seksual pa pëlqimin e saj dhe atë viktimën, duke kryer veprat penale të lartcekura”, thuhet në njoftim.

Një ditë më parë u bë e ditur se pas bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit, janë gjetur dhe sekuestruar tri armë zjarri dhe fishekë.