Një profesoreshë në Universitetin e Prizrenit “Ukshin Hoti” ka denoncuar një koleg të saj për kërcënim, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Rasti është raportuar nga profesoresha të enjten. Ajo ka deklaruar se është kërcënuar nga kolegu, gjithashtu punonjës i po të njëjtit universitet.
Pas pranimit të thirrjes, patrulla policore ka ndërhyrë dhe ka shoqëruar viktimën në stacionin policor të Prizrenit për intervistim.
“Hetuesi kujdestar është informuar për rastin dhe ka njoftuar Prokurorin e Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Rasti është cilësuar si kanosje dhe është proceduar për hetime të mëtejshme nga organet kompetente.