Kronikë

Prishtinë, shoferja godet policin me veturën që do t'i konfiskohej

Policia e Kosovës

FOTO: Ilustrim

Një zyrtar policor është goditur me veturë nga një shofere në rrugën Prishtinë – Fushë-Kosovë të premten në mbrëmje.

Siç ka konfirmuar Policia, e dyshuara A.A. fillimisht u ndalua për kundërvajtje trafiku. Ajo duke mos përfillur urdhrat e zyrtarëve policorë për të dalë nga vetura që duhej të konfiskohej, ka goditur me veturë policin dhe më pas është larguar.

Polici i lënduar është dërguar për tretman mjekësor.

E dyshuara është ende në kërkim.