Një person ka raportuar se gjersa ishte duke hyrë në banesën e tij dy të dyshuar të maskuar nën kërcënim të armës e kanë futur në veturën e tij dhe ia kanë marrë paratë, dy kartela bankare dhe kanë kërkuar nga ai që ta mbyllë biznesin.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se viktima pretendon se rasti ka ndodhur në orët e vonshme të 1 gushtit. Policia po e heton rastin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Prishtinë / 01.08.2024 – 23:20. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se gjersa kishte qenë duke hyrë në banesën e tij dy të dyshuar të maskuar duke e kërcënuar me armë e kanë futur në veturën e tij dhe ja kanë marrë: paratë, dy kartela bankare dhe kanë kërkuar nga viktima që ai ta mbyll biznesin e tij. Të dyshuarit kishin dalur nga vetura dhe larguar nga ai vend. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.