Policia e Kosovës ka publikuar fotografinë e një personi të cilin e ka shpallur në kërkim dhe për lokalizimin e të cilit ka kërkuar ndihmën e qytetarëve.
Adnan Cani, siç ka njoftuar Policia, bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan, kërkohet nën dyshimin për veprën penale “Rrëmbim”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi është nga fshati Llashticë i Komunës së Gjilanit.
“Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan, me qëllim lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit, lëshon këtë kërkesë për bashkëpunim me qytetarë dhe mediat. Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan në vazhdimësi ka marrë dhe është duke marrë të gjitha veprimet me qëllim të lokalizimit dhe arrestimit të personit të dyshuar”, thuhet në njoftim.
