Policia e Kosovës të martën ka shoqëruar dy persona të cilët dyshohen si të përfshirë në një gjuajtje me armë në rrugën Llapnasellë – Graçanicë.
Sipas Policisë, nuk ka persona të lënduar.
Janë duke u zhvilluar hetime për zbardhjen e rastit.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 15:00 policia ka marrë informatën për të shtëna me armë në rrugën Llapnasellë -Graqanicë.
Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.
Bazuar në informacionet fillestare nuk raportohet për persona të lënduar.
Deri tani në stacion policor janë shoqëruar në stacion dy persona të cilët dyshohet se kanë qenë të përfshirë.
Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorin e shtetit po ndërmarrin veprimet e nevojshme për zbardhjen e rastit.