Policia e Kosovës është duke hetuar katër raste të vdekjeve që janë raportuar në 24 orët e fundit.
Një rast ka ndodhur në Podujevë të dielën paradite, ku është raportuare se pa shenja jete është gjetur një burrë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Po ashtu është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri AK-47 me një karikator, pesë fishekë dhe shtatë gëzhoja”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë thuhet se është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
Një rast tjerë të cilin po e heton Policia ka ndodhur në Prizren, ku e vdekur është gjetur një shtetase e huaj.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin policor.
Policia është duke e hetuar edhe vdekjen e një burri i cili është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Istog.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.
Ndërkohë në Pejë është raportuar se një burrë kishte rënë në një pusetë.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse dhe pas disa orësh kanë arritur ta nxjerrin viktimën i cili ishte pa shenja jete. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin policor.