Kronikë

Policia po heton zhdukjen e dy personave në Fushë-Kosovë dhe Gjilan

policia, pika 2, arrestime

Dy raste të personave të zhdukur janë raportuar në Policinë e Kosovës.

Në fshatin Bresje të Fushë-Kosovës raportohet se një burrë është larguar nga banesa më 31 janar dhe nuk është kthyer më. Policia ka nisur hetimet për rastin

Ndërkaq në Gjilan është raportuar se një grua ka dalë nga shtëpia nga 29 janari dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Në konsultim me prokurorin është iniciuar lënda e rastit e cila vazhdon të hetohet.