Kronikë

Policia po e kërkon një burrë që dyshohet se vazhdimisht ushtroi dhunë ndaj fëmijëve

Policia

Foto: Ilustrim

Policia po e kërkon një të dyshuar për keqtrajtim të fëmijëve. 

Në stacionin policor në Obiliq është raportuar se babai vazhdimisht ushtron dhunë psikike dhe fizike ndaj fëmijëve të tij. 

“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, vazhdimisht ushtron dhunë psikike dhe fizike ndaj fëmijëve të tij. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti, ndërsa i dyshuari është në kërkim”, thuhet në raportin e PK-së.