Kronikë

Policia po e heton vdekjen e një gruaje në Suharekë, u dërgua në QKMF pa shenja jete

Policia e Kosovës

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke hetuar vdekjen e një gruaje në Suharekë, e cila thuhet se të dielën në mbrëmje është dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare pa shenja jete. 

“Është raportuar se në QKMF Suharekë viktima femër është sjell pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar”, thuhet në raportin policor. 

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë thuhet se është dërguar për obduksion.